Gjendja në Itali nga koronavirusi vazhdon të jetë tej e rënduar. Janë të shumtë personat që kanë humbur jetën nga ky virus në Itali.

Së fundmi ka folur edhe një mjeke shqiptare, e cila jeton dhe punon në Itali. Mjekja shqiptare, Blerina Resuli ndodhet në Roma.

Edhe ajo u infektua me Covid-19. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ ajo ka thënë:

Shumë kolegë të mitë janë prekur. Unë u diagnostikova më 11 Mars. Kisha shumë pak shqetësime në ato momente, por ishin pjesa më e madhe e kolegëve të infektuar dhe përderisa ne punojmë më pacientë delikatë ishte detyrë e jona të bënim testin për të mirën e pacientëve veccanërisht, sepse janë shumë delikatë dhe për ta do të ishte më fatale se sëmundja e tyre.
Më pas ka folur për siptomat:

Atëherë fillimisht pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por në ditët në vijim kjo situatë u përkeqësua. Kolla u shtua. Asnjëherë nuk kam patur temperaturë të lartë, maksimumi 37 – 37.2. Diçka më shumë, më pas u shtua dhimbja e kyçve, lodhje, dhimbje koke aq sa shpesh më dilte gjumi natën dhe ajo që kanë pjesa më e madhe e personave të tjerë, kam humbur edhe ndjesinë e të gjitha aromave. Akoma dhe sot e kësaj dite, pas 2 javësh, unë nuk ndiej aromat.
Po ashtu kjo mjeke ka thënë se koronavirusi nuk është një grip i thjeshtë. E ka shtuar:

Mund të them që ishte i përballueshëm. Njerëzit thonë është një grip i thjeshtë, nuk është realisht ashtu, simptomat janë më të forta se një grip i thjeshtë. Unë jam 36 vjecc dhe për grupmoshën time, them nuk ka problem.

Loading...