I gjjithë biznesi ne vend, është goditur për nga masat e ndërmara për shkak të koronavirusit, por sektori që pritet të shfaq me shume problem do të jetë ai i turizmit. Shoqatat e Biznesit flasin për anulime në masë të rezervimeve. Kjo situatë vërehet edhe në zonat turistike. Fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të duhej të ishte periudha që shënon kthimin në kantier pune të Velipojës për të qenë gati në çeljen e sezonit turistik, por heshtja dhe qetësia që mbizotëron.

Nëse qetësia është e përkohshme, efekti i krijuar në turizëm nga koronavirusi mund të shtrihet jo vetëm me muaj, por me gjasa edhe vite.

Fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të duhej të ishte periudha që shënon kthimin në kantier pune të Velipojës për të qenë gati në çeljen e sezonit turistik, por heshtja dhe qetësia që mbizotëron sot, ngjan e frikshme.

Administratori Altin Kaçi e pranon një fakt të tillë dhe madje thotë se në vend të nisjes së masave përgatitore, pushteti vendor është detyruar të kthejë sytë për të ndihmuar familjet në nevojë, që vitet e shkuara i shihje të punonin me zell për të qënë gati për plazh.

Altin Kaçi: Do ti propozohen bashkisë politika lehtësuese. Po mundohemi të ndihmojmë në këtë situatë familjet që janë në nevojë.

Ndikim kjo gjendje ka patur edhe në investimet e reja të parashikuara për të nisur këtë pranverë.

Altin Kaçi: Janë bërë gati nga bashkia të gjitha projektet e rrugëve për tenderim, shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.

Numri i turistëve në Velipojë në pikun e sezonit i kalon 150 mijë, ku dominojnë pushuesit vendas dhe ato nga Kosova, ndërsa numri i bizneseve sezonal i kalon 1 mijë subjekte.

Efekti pritet të jetë i rëndë si në buxhetin e shtetit, ashtu edhe në arkën e bashkisë Shkodër, apo të vetë familjeve që me këtë sektor sigurojnë të ardhurat.

Loading...