Franca shënoi sot numrin më të lartë të viktimave nga koronavirus, që pas shpërthimit të epidemisë në këtë shtet, ku 365 persona humbën jetën.

Fatkeqësisht, midis viktimave ka qenë edhe një vajzë 16-vjeçare.

Zyrtari i lartë shëndetësor francez u tha gazetarëve se numri total i vdekjeve në Francë arriti në 1696, duke theksuar se kjo shifër nuk përfshin ata që kanë vdekur në shtëpi ose azile.

Në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares, autoritetet franceze nuk kanë dhënë asnjë detaj të mëtejshëm, dhe nuk dihet nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.

Ajo që është bërë e ditur në lidhje me adoleshenten e ndjerë është se ajo ka ndërruar jetë në rajonin Ile-de-France të Parisit.

16-vjeçarja mund të jetë viktima më e re në moshë jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën.

Kujtojmë këtu se deri më tani në Francë janë testuar pozitivisht 29.115 persona, ku 3375 ndodhen në kujdesin intensiv, ndërsa rreth 14 mijë të tjerë janë të shtruar në spital, në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Franca është futur në karantinë që prej datës 17 mars, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme të virusit të rrezikshëm.

Salomon tha:

Është shumë e vështirë për të vlerësuar se kur do të jetë pika kulminante. Njerëzit që janë të sëmurë tani u infektuan para se vendi të bllokohej. Tani ka më pak kontakte, njerëzit po dalin gjithnjë e më pak, dhe kjo do të frenojë përhapjen e virusit. Shpresojmë se javën tjetër do të ketë më pak të infektuar, që paraqiten në spitale./joq

Loading...