Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit. Kështu shkruan në një artikull të gjatë gazeta amerikane, “The New York Times”.

Aty thuhet se votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit, për të pranuar aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.
Në artikull i kushtohet vëmendje rrolit që Uashingtoni pati në këtë përmbysje. Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e diplomacisë së administratës Trump në Ballkan.Edhe pse koronavirusi ishte një faktor madhor në inicimin e tij, vota e mosbesimit ndaj Kurtit u nxit edhe nga mosmarrëveshje edhe më e thellë rreth asaj se si zgjidhet bllokada dekadëshe mes Kosovës dhe Serbisë. Debati e vuri Kurtin, aktivist i vjetër, edhe kundër Thaçit, një ish-lider gueril, madje edhe kundër administratës së Trumpit.“Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, tha ëolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.
Para se të vine në pushtet Kurti, administrata e Trumpit kishte tentuar t’i jepte fund mosmarrëveshjes duke ndërmjetësuar një marrëveshje mes Thaçit dhe presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Për të ngritur një urë drejt zgjidhjes përfundimtare, Shtetet e Bashkuara e shtynë Kosovën të heqë tarifat si një gjest i vullnetit të mirë për qeverinë serbe. Duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje të shpejtë, diplomatët amerikanë madje diskutuan idenë, dikur të pamendueshme, për kthimin e teritoreve të Kosovës në Serbi, duke alarmuar udhëheqësit evropianë që kishin frikë se ky veprim mund të rikthente konfliktin etnik.

Loading...