Mëngjesin e sotëm në ora 03 e 36 minuta, 21-vjeçari D.P. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 01.00, në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,133” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga tre persona, dy prej të cilëve i ka njohur prej më herët, të njëjtit kanë qenë në gjendje të alkoolizuar dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt, duke thyer gota, shishe dhe një pjesë të inventarit të brendshëm.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Global