Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në një prononcim për media theksoi se të gjitha vlerësimet nga epidemiologët thonë që kulmi i infektimit me koronavirus në vendin tonë do të jetë në fund të muajit të ardhshëm. Me këtë Felipçe la të kuptohet se deri në mesin e muajit maj në vendin tonë nuk do të ketë hapësirë që të ketë rikthehen ngjarjet sportive.

“Unë mendoj që muajin e ardhshëm do të kemi pacientë të rinjë, ndërsa kulmi do të jetë në fund të prillit”, tha Filipçe.

Situata me numrin e të infektuarve në vendin tonë dita ditës vetëm po rritet, ndërsa sot u regjistrua edhe viktima e parë.

Loading...