Kryeministri Oliver Spasovski sot e priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Meri Bërns, e cila në takim i përcjelli urimet e vendit të saj për vendimin pozitiv të Brukselit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

Vendimi i BE-së dhe aktet përfundimtare për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, tha në takimin ambasadorja Bërns, vijnë në momente shumë të vështira për të gjithë, por e tregon përkushtimin e vendit të vazhdojë në realizimin e aspiratave euroatlantike, dhe e konfirmon sinqeritetin dhe mbështetjen e fuqishme që Republikë së Maqedonisë së veriut ja jep SHBA-ja dhe BE-ja.

“Integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut është me rëndësi strategjike për SHBA-në dhe BE-në, dhe do të mundësojë që të kemi bashkëpunim më të ngushtë si aleatë në NATO”, theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Spasovski në takim shprehu falënderim për urimet , dhe ka theksuar se këto janë arritjet e shumëpritura të të dyja çështjeve strategjike, të cilat, edhe pse mbërritën në një kohë të vështirë, me mirënjohje për realizimet e vendit, veçanërisht në tre vitet e fundit.

“Të dyja vendimet janë një mesazh shumë i mirë për të gjithë në shtet, por edhe për të gjithë rajonin. Tregon se vendimet e vështira dhe reformat e rëndësishme respektohen dhe vlerësohen. U desh guxim dhe vizion politik që të arrihen këto rezultate. Qeveria e udhëhequr nga Zaevi, në të vërtetë për një kohë shumë të shkurtër arriti t’i zgjidhë problemet me fqinjët dhe të bëjë reformave të rëndësishme demokratike në vend”, tha Spasovski.

Në takim me ambasadoren Bërns kryeministri Spasovski ka shprehur falënderim nga ana e tij dhe nga Qeveria dhe qytetarët e vendit për mbështetjen e madhe të SHBA-së në të dyja proceset.

“Tani kemi perspektivë të qartë dhe të ardhme të sigurtë për të gjithë shtetin, jemi të gatshëm t’i ndërmarrim obligimet si anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Po përgatitemi për negociata me BE-në, dëshirojmë të jemi të suksesshëm dhe të shpejtë. Negociatat janë shans që t’i sjellim vlerat evropiane në vend dhe ‘i reformojnë institucionet tona, që është në dobi të të gjithë qytetarëve”, theksoi në takim Spasovski.

Është biseduar edhe për menaxhimin e gjendjes me koronavirusin. Spasovski tha se Qeveria është në seanca të vazhdueshme lidhur me këtë temë dhe po i ndërmerr të gjitha përpjekjet e nevojshme dhe maksimale, me të cilave prioritet më i madh është mbështetja dhe përforcimi i sistemit shëndetësor, që të ruhet shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Ambasadorja Bërns në takim uroi për atë se si Qeveria po përballet me koronavriusin. E theksoi komunikimin e Qeverisë për të gjitha aktivitetet dhe masat lidhur me këtë temë, si dhe transparencën dhe inkluzivitetin e marrjes së vendimeve.

Në këtë drejtim, kryeministri Spasovski theksoi se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme i dha mundësi Qeverisë për fleksibilitet më të madh dhe mundësi për krijimin e zgjidhjeve, dhe solli disiplinë më të madhe në administratë dhe te popullata.

Njëkohësisht, tha Spasovski, Qeveria plotësisht është e përkushtuar në sigurimin e mbështetjes për ekonominë dhe uljen e efekteve të dëmshme ekonomike nga pandemia dhe shtoi se po bëhen restriksione dhe ulje të të gjitha shpenzimeve joproduktive në sektorin publik, dhe se do të jepet pako e madhe masash për mbështetjen e sektorit privat.

Loading...