Derisa në 99% të marketeve 1kg limon ka arritur të shitet me çmim prej 200 denarëve (3 eur e diçka), një tregëtar-shitës i fruta perimeve në dyqanin e tij në komunën e Çairit në Shkup ka vendosur që limonin ta shes pa pikë fitimi me qëllim që t’u dal në ndihmë atyre njerëzve që nuk mund të përballojnë çmimet e reja të limonit.

Në rrjetet sociale dyqani i tij i vogël tashmë është bërë viral dhe ata që e njohin personalisht pronarin nuk kanë të ndalur së shkruari fjalë të mira për të. Një nga shumë statuset është dhe ky:

“Në raste krize disa përfitojnë materialisht, e disa tjerë e hapin ZEMRËN dhe japin nga VETJA. I lumtë Irfan Jetishit, pronar dyqani për fruta-perime në Çair, i cili jep mesazh njerëzor në këto ditë të vështira të izolimit.”