Kovid 19, shtyu zgjedhjet parlamentare ne Maqedoninë e Veriut, me cka do të duhet të gjindet një datë tjetër për mbajtjen e tyre. Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët thotë se nuk kanë biseduar për një datë të re, por vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen ka fundi i korrikut ose fillimi i gushtit të këtij viti.

“Duhet të shohim se si do të jetë epilogu i epidemisë, parashikimet janë që brenda një muaji ose dy muajve kjo situatë do të gjejë zgjidhje. Por si do që të jetë unë vlerësoj që në qoftë se do të duhet të flasim për datë zgjedhjesh duhet të zgjidhim periudhë në të cilën viruset nuk janë shumë prezent, kjo do të thotë ne duhet të kapim mesin e verës ku temperaturat janë të larta sepse është e ditur se ky virus në temperatura të larta edhe nuk mbijeton shumë. Prandaj zgjidhje e mirë do të ishte fundi I korrikut ose fillimi i gushtit”, theksoi Sela.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se me rendësi është që të fitohet lufta me koronavirusin, pastaj do të ulen të flasin sërish për zgjedhjet.

“Nuk është biseduar për një datë, nuk është biseduar as për në shtatorë. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme çdo 30 ditë bëhet rivlerësimi i situatës. Me rëndësi është që ne të fitojmë luftën ndaj koronavirusit. Kjo është e rëndësishme”, deklaroi Ahmeti..

Zgjedhjet ishin caktuar që të mbahen më 12 prill, por të njëjtat e anuluan për shkak të pandemisë me koronavirusin, i cili sipas autoriteteve ka mesi i prillit pritet të arrijë kulmin.

Loading...