Të gjithë banorët e Bukureshtit së shpejti do të mund të kalojnë test të koronavirusit të ri. Ministri rumun i Shëndetësisë, Viktor Kostake, deklaroi për televizionin Antena 3 se deri tani janë regjistruar 906 raste të infektimit me koronavirusin e ri. Deri tani kanë vdekur 17 persona nga ky virus.

“Ne dëshirojmë të zbatojmë program inovativ, si në Korenë e Jugut, t’i testojmë të gjithë banorët e Bukureshtit për koronavirus, me ndihmë të grupeve për testime mobile. Në këtë moment na duhen 2-5 milionë teste”, tha ministri Kostake.

Më 16 mars, presidenti rumun, Klaus Johanis, publikoi regjim të jashtëzakonshëm për shkak të koronavirusit të ri.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...