Qeveria tashmë dha urdhër për të lehtësuar ekspozimin financiar të qytetarëve dhe kompanive në kohe krize.

“Vërtetohet se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme duhet të realizohen mundësitë e dhëna nga ndryshimet e Bankës Popullore, që kanë të bëjnë me lehtësimin e ekspozimit financiar të qytetarëve dhe firmave të cilët për shkak të coronavirusit po ballafaqohen me vështirësi për pagesë të kredive”, shprehen nga shërbimi qeveritar.

Ata shtojnë se në këto rregulla kanë punuar bashkërisht Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni Bankar i Maqedonisë.

Loading...