Futbollistët konsiderojnë se ndeshjet me dyert të mbyllura në stadium nuk kanë kuptim

Futbollistët në Angli e kanë ngritur zërin e tyre pas raportimeve të fundit se ndeshjet e mbetura do të luhen pa shikues.

Mediumi britanik “Mirror” shkruan se lojtarët janë kundër zhvillimit të ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Ligat angleze janë nën presion nga kompanitë televizive për ta kompletuar sezonin 2019-2020 pasi rrezikohet të humbin miliona euro nga kontratat e nënshkruara në mes tyre.

Premierliga mund t’i vazhdojë garat në fillim të muaji maj, për të përfunduar në fund të qershorit, eventualisht në korrik.

Loading...