Një pompë derivatesh është plaçkitur në Prishtinë. Punëtorët e saj kanë njoftuar policinë se deri sa ishin duke punuar dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë nga arka 225 euro. Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.

Loading...