Një modele ruse është masakruar nga komentet e ndjekësve pasi ka hedhur një foto ku shihet se në vend të reçipetave ka vendosur maska.

Në mbishkrimin e fotos Yulia Ushakova ka bërë një shaka të tepruar në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga pandemia e koronavirusit.

“Sapo porosita këto rrobabanje. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”, shkruajti modelja.

Pas këtij postimi vëshruan një lumë me komente negative për modelen duke thënë se kjo është shakajë me e keqe që kanë parë këto ditë.

Ndjekësit nuk e pritën aspak mirë këtë foto nga modelja 29-vjeçare duke qenë që spitalet nuk kanë maska mjaftueshëm.

“Ka një mungesë globale të maskave. Kjo është shakaja më e keqe që kam parë gjatë këtyre ditëve të tmerrshme”.

“Krejtësisht budallaqe dhe pa respekt për të gjithë mjekët dhe ata që po vuajnë. Po të bëj unfolloë direkt. Mjaft.”

“Ato maska mund të shpëtojnë një jetë, kjo nuk është shaka”.

Këto janë disa nga komentet që ndjekësit i kanë lënë modeles në foto.

Loading...