Të bësh shaka në kohë koronavirusi mund të kushtojë shumë. Me 8 orë vonesë nisje, e kanë paguar shakanë e një prej pasagjerëve, një grup i tërë udhëtarësh të një aeroplani, pas pretendimeve se ishte i infektuar me COVID-19.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në linjën ajrore të American Airlines, që do të nisej nga Dagllas në drejtim të Nashville në Tenesi. Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, qëndronte i pa shqetësuar në bord, teksa pretendonte se ishte mbartës i epidemisë vdekjeprurëse.

“Të gjithë mbetëm të habitur sepse askush nuk dinte se çfarë po ndodhte, njerëzit nuk e dinin nëse ishte me të vërtetë i sëmurë apo jo”, u shpreh një nga pasagjerët.

Pas tetë orësh pritje pasagjeri arriti të arrestohet nga autoritetet policore, dhe u shoqërua në rajonin më të afërt, shkruajnë mediat e huaja.

“Menjëherë pasi u dëbua nga aeroplani, një nga policët u kthye dhe na shpjegoi të tërë situatën. Ai person që shtirej si i sëmurë ishte duke bërë shaka duke pretenduar se ishte mbartës i COVID-19”, shtoi pasagjeri. Sakaq, kujtojmë që deri më tani në të gjithë Shtetet e Bashkuara, janë infektuar 3,774 persona ndërsa 69 persona kanë humbur jetën, si pasojë e pandemisë globale.

Loading...