Një burrë rus është dënuar me nëntë vjet burg për vrasjen e një blogereje në Moskë, raporton Daily Mail.

Maksim Gareev, 33-vjeç, një ekspert i IT-së, do të vuajë dënimin në një koloni të burgut rus, pasi pranoi se vrau 24-vjeçaren Ekaterina Semochkina, transmeton lajmi.net.

Garayev u tha hetuesve se ai sulmoi gruan pasi fyente pozicionin e tij financiar, aftësitë seksuale dhe personalitetin e tij pas seksit të paguar.

Trupi i gruas u gjet në apartamentin e saj korrikun e kaluar. Qafa e saj ishte e çarë dhe ajo kishte plagë nga thika në gjoks.

Nëna e gruas, Olga Semochkina, i tha gjykatës se shkoi në banesën e vajzës së saj pasi nuk iu përgjigj në telefon.

“Pashë vajzën time të shtrirë në një valixhe dhe fillova të bërtas”, tha ajo.

Garayev pretendon se e vrau Ekaterinën pasi ajo e talli.

Ekaterina sapo ishte diplomuar në mjekësi, por ishte një blogere e flaktë në Instagram, ku kishte 85,000 ndjekës.

Loading...