Policia shtroi padi penale kundër dy qytetarëve të Kërçovës të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, DPB Kërçovë shtroi padi penale kundër A.I. (22) nga Kërçova. Ai nuk e ka respektuar masën për ndalesën e lëvizjes së qytetarëve në periudhë kohore prej orës 21:00 deri në orën 05:00 për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19, të paraparë me vendimin e Qeverisë së RMV-së.

I denoncuari, më 21 mars në orën 21:15, në kohën kur ka qenë në fuqi ora policore, në bulevardin “Çlirimi”, ka drejtuar automjetin motorik “golf” me ç’rast është shoqëruar në stacion policor, informoi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.

Ai gjithashtu sqaroi se për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, DPB Kërçovë shtoi padi penale kundër D.P. (50) nga Kërçova, i cili nuk e ka respektuar masën për ndalesën e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 deri në orën 05:00.

I denoncuari, më 24 mars në orën 00.35, kur në fuqi ka qenë ora policore në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër ka drejtuar automjetin motorik “golf” me ç’rast është shoqëruar në stacion policor.

Loading...