Pa maskë mbrojtëse dhe doreza personale, askush nuk mund të futet në Spitalin e Gostivarit. Me masta e reja preventive mbi koronavirusin, spitali ka vendosur të ketë vetëm një hyrje zyrtare, ajo nga Reparti i Urgjencës.

Për të parë sa këto masa resketohen, një ekip nga Tv Globi qendori sot për vizitë në spital, ku filimisht të matet temperatura dhe pastaj i nënshtrohesh edhe një ankete epidemiologjike që pastaj rroja të të jep leje për hyrje në spital.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit Jakup Jakupi, decid se të çdokush që nuk ka maskë ose doreza personale, nuk do të lejohet të futet brenda.

Nga 14 pikat për zhvillim të testit mbi virusin korona të paralajmëruara ditë më parë nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njëra duhet të vendoset në Gostivar. Kur do të fillon me testim kjo pike, ende nuk dihet.

Sikurse në Repartin e Urgjencës, hyrja bëhet edhe në Repartin Infektiv, me maska dhe doreza personale, matje temperature dhe nënshtrim të anketës epidemiologjike. Personat të cilët do te kenë temperaturë të lartë dhe shenja dyshuese automatikisht mbahen, konkretisht dërgohen në Repartin e Infektologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Loading...