“Ne këto 15 vite deri më tani kishim problem që të marrim vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union. Vendimi domethënë vullnet politik i 27 vendeve anëtare që të na japin mundësi që të hymë në fazën e fundit të rrugës drejtë BE-së e cila do të përfundojë me anëtarësim të plotfuqishëm në Union. Realizuam fitore të madhe dje me atë që morëm vendim të cilin nuk mund ta merrnim 15 vite”, tha Osmani në konferencën e sotme për medie duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Fillimi i negociatave, tha, ka tre momente, vendim për fillimin e negociatave, kornizë negociuese dhe datë kur mbahet konferenca ndërqeveritare kur formalisht fillojnë negociatat. Ne tha Osmani, dje morëm vendim për fillimin e negociatave, diçka që nuk mundej të bëhej në 15 vitet e kaluara.

“Sipas paralajmërimeve që unë i kisha paraprakisht para pandemisë, plani për ne ishte konferenca ndërqeveritare të mbahet diku në qershor. Sepse tani Këshilli i dha mandat Komisionit që të përgatisë kornizë negociuese, ajo duhet të miratohet dhe të mbahet konferencë ndërqeveritare në të cilën unë si shef i delegacionit shtetëror do të merrja pjesë në Bruksel para vendeve anëtare dhe do t’i prezantoja pozicionet e mija. Por tani për shkak të pandemisë kur do të mbahet ajo seancë ndërqeveritare nuk mund të thuhet, sepse e gjithë bota, e kështu edhe BE-ja funksionon në kushte të jashtëzakonshme”, tha Osmani.

I pyetur se vallë ekipet negociuese mund shpejtë të ristrukturohen për punë pas metodologjisë së re, gjegjësisht në kapituj në grupe, zëvendëskryeministri Osmani theksoi se kjo mund të bëhet për një periudhë të shkurtë, por tani çështja është se si do të ballafaqohemi me pandeminë që të krijohen kushte për punë.