Në raportin e sotëm Policia e Kosovës ka raportuar për dy vdekje në rrethana të dyshimta në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në të cilën është gjetur i shtrirë viktima i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar në emergjencë në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Në rastin e dytë është raportuar se viktima, femër kosovare, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Loading...