Bilanci i viktimave si rezultat i koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe sot u rrit në 462 pas 39 rasteve të reja fatale brenda vetëm një dite.

NHS konfirmoi se 28 njerëz kanë vdekur në Angli, ndërsa 11 në Skoci dhe Uells.

Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se mbi 9,000 njerëz janë testuar pozitivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Londra mbetet zona më e goditur nga rreth 3,000 raste – me rreth një në tre teste pozitive që vijnë në kryeqytetin anglez.

Ekzistojnë frika se gjysma e popullsisë në Britani të Madhe mund të ketë kontraktuar virusin, pasi vetëm pacientët në spital po kontrollohen në mënyrë rutinore.

Kryeministri Boris Johnson njoftoi sot se mbi 400,000 britanikë janë regjistruar si vullnetarë për të ndihmuar NHS në luftën kundër COVID-19.

Loading...