Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala.

Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhëtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi. Përderisa LDK-ja tha se Albin Kurti është ai që e ka prishur partneritetin me SHBA-në dhe se një gjë e tillë për LDK-në është e papranueshme.

Mocioni i mosbesimit u bë pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri Kurti. Më 18 mars.

Loading...