Autoritetet njoftuan sot se do të lirojnë deri në 10 000 të burgosur brenda dhjetë ditëve në vazhdim.

Ky vendim u mor si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri në këtë vend, ku infrastruktura shëndetësore po dështon pas katër dekadash luftë.

“Të burgosurit që do të përfitojnë do të jenë gra, fëmijë, të sëmurë rëndë dhe ata mbi 55 vjeç”, deklaroi avokati i përgjithshëm, Farid Hamidi.

Sipas Hamidi-t, masa, e marrë me dekretin presidencial të lëshuar sot, nuk është për ata që kanë kryer krime kundër sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Loading...