Të gjitha në izolim. Nuk mund të shkohet në punë, në kinema, në teatër, në koncerte, … Nuk ka palestër, not në pishinë, shëtitje në Kej (Skelën e Vardarit) apo në Vodno.

Një ndryshim drastik i mënyrës të jetesës për shkak të koronavirusit.

Si ndikon e gjithë kjo tek ne, a do të na mësojë mësime që i kemi humbur, mbase do të rritë humanizmin apo do të shkaktojë stres, revoltë, agresion?

“Vetëizolimi, të qëndruarit vetëm ose me më të afërmit tanë në katër mure edhe ditën edhe natën pafundësisht na bën të shqetësuar dhe të paduruar. Situata në vend është e jashtëzakonshme, ne presim informacione çdo ditë në lidhje me pacientë të rinj dhe të sëmurë në gjendje kritike. Masat po bëhen më të rrepta. Por gjithçka do të kalojë, thjesht duhet të jemi të durueshëm dhe t’u bindemi rekomandimeve të autoriteteve. Të jesh i disiplinuar dhe të ndihmosh ata që udhëheqin betejën më të vështirë për një jetë më shumë. Do të apeloja ndërsa jemi në shtëpi kohën ta shfrytëzojmë sa më mirë, për të dëgjuar heshtjen në zemrën tonë, për të gjetur përsëri veten dhe të dashurit tanë, për të bërë aktivitete që, siç thonë adoleshentët, do të “upgrade” –oheshin në nivele më të larta. Shoqërimi nëfamilje të ketë thellësi dhe ngrohtësi, komunikimi me miqtë dhe të afërmit të bëhet në mënyrë të rregullt. Le ta gjejmë përsëri bukurinë e gjërave të thjeshta”, thotë Dr. Ljubinka Damjanoviq, psikiatre specialiste në Shtëpinë e Shëndetit ISHP “Mladost” – Shkup.

Sipas saj, qytetarët ndahen në dy grupe: me ndërgjegje – të cilët seriozisht u binden dhe zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të tjerët – të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Ata shoqërohen me njerëz nëpër parqe, nëpër vila, para ndërtesave – pinë kafe, lëng, birrë … pyes veten nëse ajo kafe do të jetë kafeja më e shtrenjtë në jetën e tyre që duhet të paguhet me jetën e tyre ose me jetën e të dashurve të tyre?”

Stresi, shton ajo, po rritet çdo ditë. Të zakonshme janë pagjumësia, ankthi, depresioni, tensioni i ngritur i gjakut, dhimbjet e trupit. Disa myllen në vetvete, të tjerë bëhen agresive.

“Stresi afatgjatë çon në një rënie të imunitetit, por për këtë duhet të prononcohen imunologët. Ne nuk mund të lejojmë të jemi në një situatë stresi të zgjatur për një kohë të gjatë ose nëse nuk mund ta heqim stresorin, në këtë rast me koronavirusin, duhet ta modifikojmë atë sa më mirë. Për dikë do të jetë pirja e çajit, ushtrimet relaksuese, të dëgjoni muzikë, të shikoni një film të preferuar, të luani lojën “mos u nxeh” në shtëpi, të lexoni libra të shumëpritur, të flisni në telefon me të dashurit, të kujdeseni për lulet në shtëpi, …, thotë Dr. Damjanoviq.

Ajo rithekson se kjo është një periudhë pasigurie dhe kjo është arsyeja pse duhet të mbështesim personelin mjekësor që është thelbësor në këtë moment.

“Infektologët, epidemiologët, anesteziologët dhe ata nga laboratori për analizat për koronavirusin po përballen me sfidën më të madhe individuale. Me qëndrimin tonë në shtëpi duhet t’i ndihmojë sa më shumë. Rekomandimi për pacientët kronikë dhe psikikë është që të marrin terapinë e rregullt, të kërkoni këshilla nga një ekspert për keqësimin e simptomatologjisë themelore. Ata që do të shtrohen në spital të besojnë tek mjekët dhe të bashkëpunojnë në çdo fazë të trajtimit”, shpjegon mjekja.

Damjanoviq në mënyrë specifike fokusohet tek fëmijëve. Gjendja stresuese e koronavirusit, thotë ajo, ndikon edhe në reagimin tek fëmijët. Ata mund të bëhen të shqetësuar, agresivë, të tërhequr, duke manifestuar edhe urinimin në shtrat gjatë natës,…

“Duhet të përpiqemi që fëmijët tanë të buzëqeshin sepse ne, të rritur, mund t’i drejtojmë ndjenjat dhe veprimet tona, të kërkojmë zgjidhje për t’u çlodhur, për të fituar forcë për atë që vijon, por fëmijëve ende u mungojnë këto aftësi për përballimin e stresit. Çdo ditë ne bombardohemi me lajme nga e gjithë bota, rajoni dhe tek ne në lidhje me ngjarjet aktuale me koronavirus. Ngjarjet nuk kanë përmbajte të këndshme, por përmbajtje që na shqetëson dhe na frikëson edhe ne të rriturit. Me koronavirusin bota po përballet për herë të parë. Prandaj, reagimi ynë ndaj fëmijëve duhet të jetë mbështetës, t’u ofrojmë atyre më shumë vëmendje dhe kujdes në këtë kohë, për t’u treguar atyre dashurinë tonë. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të afërmve të tyre më të afërt (prindërit, kujdestarët, anëtarët e familjes së zgjeruar) gjithmonë, dhe veçanërisht në kohë krize”, theksoi Dr. Damjanoviq.

Rekomandon që prindërit të dëgjojnë fëmijët e tyre, t’u shpjegojnë atyre gjërat në një mënyrë të thjeshtë dhe t’i inkurajojnë ata të pyesin çdo gjë që i intereson.

“Gjeni mundësi për lojë të pandërprerë dhe relaksim. Është e rëndësishme që fëmijët të jenë afër prindërve dhe anëtarëve të familjes dhe ndarja të bëhet vetëm gjatë trajtimit në spital dhe gjatë kësaj të ketë komunikim të rregullt (përmes telefonit) dhe vizita nëse lejohet. Vazhdoni rutinën e përditshme në kufijtë e mundësive. Për të krijuar mundësi për të vazhduar mësimin në internet dhe në platformat televizive, si dhe për të vazhduar lojën dhe rekreacionin e fëmijëve. Të informohen në lidhje me mbrojtjen nga koronavirusit siç duhet, si dhe nëse dikush nuk ndihet mirë, të kërkojnë ndihmë dhe nëse është e nevojshme edhe trajtim spitalor, sqaroni se ndarja do të jetë e kufizuar, se në spital kujdesen mjekët dhe infermierët dhe se pas shërimit do të jetë gjithçka si më pare”, shpjegon Dr. Ljubinka Damjanoviq, psikiatre – specialiste në Shtëpinë e Shëndetit të ISHP Shkup “Mladost” – Shkup.

Loading...