Kryetarët e parlamenteve të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i Shqipërisë Gramoz Ruçi, i Dhomës Përfaqësuese të Asamblesë Parlamentare të BeH Denis Zvizdiq, i Dhomës Popullore të Asamblesë Parlamentare të Kuvendit të BeH Dragan Çoviq, e Kosovës Vjosa Osmani, i Malit të Zi Ivan Brajoviq dhe Serbisë Maja Gojkoviq dërguan apel për ndihmë për Ballkanin Perëndimor në luftën me pandeminë e Kovid 19 deri te kryetari i PE David Sasoli dhe kryetarja e KE Ursula von der Lejen.

Kryetarët e parlamenteve nga njerëzit e parë të PE-së dhe KE-së dhe eurodeputetët kërkojnë mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor që të lirohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të ndajnë përvojat dhe të furnizohen me pajisjet e nevojshme mjekësore dhe aparatet mjekësore të bëhen pjesë e Përgjigjes së Përbashkët Evropiane në kontekstin e luftës kundër COVID – 19.

Ata kërkojnë shqyrtimin e përfshirjes së rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE plus një skemë të autorizuar eksporti, duke bërë të mundur që rajoni i Ballkanit Perëndimor, nëse është e nevojshme, të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të përbashkëta për furnizime publike kundërmasa mjekësore dhe kështu të marrin pjesë në furnizimin e përbashkët të pajisjeve mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19 dhe shqyrtimin e mundësisë për të lejuar rajonin e Ballkanit Perëndimor të rialokojë fondet ekzistuese nga Instrumenti për ndihmën e parainkuadruese (IPA II) për të luftuar pandemitë. dhe COVID – 19, si dhe shfrytëzimin e të gjitha fondeve të tjera të disponueshme nga fondet e ndryshme të BE-së të disponueshme për këtë qëllim.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi për MIA-n potencon se apelin e përbashkët të kryetarëve të parlamenteve e kanë përpiluar në formë elektronike dhe pastaj është dërguar në Parlamentin Evropian, për eurodeputetët që të mund ta shqyrtojnë në afat sa më të shpejtë të mundur.

Në vazhdim në tërësi e publikojmë apelin e kryetarëve të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor deri te Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian:

” Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës aktuale dhe të problemeve me të cilat përballemi si rezultat i pandemisë me COVID-19, kjo kërkesë e përbashkët synon të theksojë situatën aktuale shumë të pafavorshme dhe sfidat që e shoqërojnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor; si për sa i përket numrit të personave të infektuar ashtu edhe kuptim të pajisjes së pamjaftueshme shëndetësore në Rajon, pajisje e domosdoshme për parandalimin, trajtimin dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të Koronavirusit (COVID-19). Në lidhje me këtë, ne tani, më shumë se kurrë paraprakisht kemi nevojë për solidaritet, për qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.

Ndaj, kërkojmë që Ballkani Perëndimor, i cili gjithmonë qartazi dhe pa mëdyshje ka theksuar se i përket familjes evropiane, të përjashtohet nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që, përmes ndarjes së eksperiencës dhe furnizimit me pajisjet e nevojshme dhe aparatet mjekësore, të bëhet pjesë e Përgjigjes së Përbashkët Evropiane për sa i përket luftës ndaj pandemisë COVID-19.

Së këndejmi, në pozitën e Kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, ju bëjmë thirrje të merrni masat e mëposhtme, duke e pasur parasysh të ardhmen tonë të përbashkët, barazinë dhe solidaritetin:

– të konsideroni përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE+ skemën e autorizimit të eksportit;

– mundësimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, nëse është e domosdoshme, të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Përbashkëta të Prokurimit Publik për Kundërmasat Mjekësore për të marrë pjesë kështu në prokurimin e përbashkët të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse për të luftuar pandeminë COVID-19;

– shqyrtimin e mundësisë për lejimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ridestinojë fondet ekzistuese nga Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) për të luftuar pandeminë COVID-19, si dhe për të përdorur të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga fondet ndryshme të BE-së për këtë qëllim.

Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, ne mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E nderuar Presidente e Komisionit Evropian, i respektuar President i Parlamentit Evropian, ne jemi të bindur që kjo kërkesë do të ketë një rezultat pozitiv, sepse ne në Ballkanin Perëndimor, gj.gj Evropën Juglindore, besojmë fuqishëm në solidaritetin evropian dhe në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.

Loading...