Tashmë janë duke u shqyrtuar gjitha opsionet, edhe ndërprerja e gjithë sezonit

Koronavirusi ka paralizuar gjithë botën, po ashtu edhe sportin, duke ndalur çdo aktivitet të mundshëm.

Ende nuk dihet se kur do të nisin ligat, ndërsa sipas sulmuesit të Atalantas, Papu Gomez, nuk beson se në një të ardhme të afërt do të qetësohet gjithçka dhe do të luhet sërish futboll në Itali.

Kapiteni 32-vjecar i Atalantas, klubit nga Bergamo – një ndër qytetet më të prekura në Evropë, ka frikë në rikthimin e COVID-19 nëse në një të ardhme të afërt rinisin kampionatet.

“Sinqerisht, në këtë moment është e vështirë të flasësh për futboll”, tha ai. “Nuk besoj se do të luhet brenda një periudhe të afërt. Nuk shoh zgjidhje brenda një të ardhme të afërt”.

“Nëse ata (Liga) thonë të nisë gjithçka brenda një muaji, ende mund të ketë njerëz të infektuar dhe ne udhëtojmë nga një vend në tjetër, shkojmë nëpër hotele”.

“Ka shumë mundësi të ketë ende të infektuar, kjo s’do të ndalet për një muaj”.

Ka zëra se nëse situata nuk qetësohet, me Italinë dhe Spanjën që janë vendet më të prekura në Evropë, sezonet mund të shpallen të pavlefshme me shpresën se deri në gusht, kur të nisë sezoni ri – të ketë kaluar gjithçka.

Loading...