Në Pejë dje rreth orës 18:35 është arrestuar një person, banor i një fshati të Klinës.

Të njëjtit, policia ia kishte bërë me dije se me urdhër të Qeverisë së Kosovës nuk i lejohet që të lëvizë në komunat tjera për shkak të epidemisë.

I njëjti me shpejtësi vazhdon me veturë në drejtim të Pejës, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Loading...