Ish trajneri dhe portieri i Espanjolit, Benito Hoanet ka vdekur pasi u infektua me Kovid 19, njoftojnë mediat spanjolle.

Hoanet, i cili edhe pa Kovid 19 ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore duke pasur parasysh se ka pasur sulm në tru, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Gjatë karrierës, krahas Esanjollit, ishte edhe portier në Deportivo La Korunja. Si trajner, megjithatë, ka punuar në shumë klube siç janë Erkules, Majorka, Kadiz, Tenerife, etj.

Loading...