Shkruan Asllan dibrani

Tregim kohe ne te cilen po kaloj unë,ti, ai populli i ynë dhe e tërë bota!

Mbrëmë ishte një natë në pamje e zakontë. Errësira u vërente ashtu e njëjtë si çdo herë. Retë edhe natën u vërejtshin. Ato i zënin pamjen yjve në qiell .Hëna ashtu dëshironte të na bënte dritë sadopak, por retë prapë nuk e lenin të qetë ia zënin fytyrën.

-Ishte një kohë qe e shoqëruam këtë pamje me time shoqen Igballen,nga Ballkani i shtëpisë sonë në Shtutgart. Ishte i vetmi ngushëllim qe përball nesh nuk kishim as shtëpi, as mure, as betone ,as zhurmë ,pos natyrën dhe qiellin me yje dhe hënën qe ndriçonte.

-Këtë pamje e shijuam se bashku, pas një varg informatash përmes televizorit, kushtuar “Korona virusit” ,sëmundje e shekullit.

Sëmundje qe i trokiti terë botës në derë!

-Dolëm të marrim pak ajr të pastër, pasi qe e tërë dita na përmbushi kokën me shqetësime te lloj,lloj pamjesh dhe skenash qe u publikonin lidhu me këtë fatkeqësi. Sëmundje qe i trokiti terë botës në derë.

-Pamjet qe shihen janë ato me skena vdekjeprurëse në katër anët botës. Nga kjo sëmundje gjeten vdekjen me mijëra .Po ashtu vdekja e parë ndodhi edhe ne Kosovë! E rikujtova gjatë ditës qe fëmijët tanë erdhën në drekë,Arta, Meritoni dhe Rilindi. Takimi dhe dashuria ishin te njëjta,por takimi në praktikë ka ndryshuar!!!

-Edhe përshëndetja,ishte ma ndryshe se zakonisht?. -Ashtu po preferohet nga mjekësia botërore, qe mos të preken duart as te shtrëngohen, edhe se i kemi ma të dashurit tanë. Po edhe një gjë e arsyeshme.

-Ky virus nuk po e dimë se na te vjen. Ne si njerëz te dhuruar nga perëndia kemi obligim për tu përballuar me jetën ne shitore , punë, udhëtim apo ndonjë nevojë tjetër ,por nuk e ke sigurinë se ku po përballesh pikërisht me këtë të keqe q e te godet edhe përmes ajrit!.

Dikush thotë se mos te jesh ma afër se dy metra me njerëz në rrugë!. Kjo është një gjë e pa realizuar me jetën praktike, kur as trotuaret nuk janë aq të gjëra që ta ruash një distance të tillë nga frika se po përballem me të infektuarin.

Këtë virus dikush nga qendrat botërore të shëndetësisë e publikon si një grip i zakontë ,por vdekjet po ndodhin?.

-Edhe dreka na shkoj e tëra neve në bisedë rreth kësaj teme. Pas këtyre kujtimeve dhe shqetësimeve u futem prapë brenda ne dhomën pritjes qe ti përcjellim edhe lajmet e fundit , Pos kësaj fatkeqësie botërore qe na goditi edhe ne shqiptarëve , këto ditë jemi të helmuar edhe me përplasje politike lidhur me Kosovën. Shqiptarët si gjithherë janë të ndarë në parti ,aq ma keq një pjesë janë argat të huaj për interesa te huaja. Fati i Kosovës në raport me Serbinë do te këtë një ofensivë bisedash në këtë vit .Edhe pas këtyre lajmeve ora po ike 22,30 minuta vendosem për të fjetur .Me iku gjumi pas lundrimit të te menduarit në jetën dhe vdekjen e njerëzimit të kësaj kohe. U përpoqa disa kohë duke u rrokullisur here në të majtë ,here në të djathtë, për ta gjete mundësinë e qetësisë për ta arritur gjumin ,por jo!.

-Me vinte keq prej Igballes qe ajo kishte me shkuar në punë pas një pauze dy javore me shpresa se do të kaloj kjo e keqe ,por edhe këtë kaploj një frikë dhe shqetësim nga kjo murtaje qe e përfshiu botën…

-Edhe atë nuk merrte gjumi, po ndërkohë pëshpëritnim ndonjë fjalë . Edhe ti nuk kë gjumë ?

-Jo zemër nuk kam ngase mendja po ik atje te e

keqja jeta dhe vdekja e njerëzimit .

Iu rrëfeva se rastet qe pame as varrin nuk i dihet te dashurve te atyre qe ju vdiqën nga se ne pamundësi të kontrollit dhe infektimit masiv kufomat po zhduken ,po digjen dhe po asgjësohen ne Itali. Pran syve po më rrinë një vajze shqiptare qe vajtonte humbjen e nënës dhe varrin nuk ia din se ku u varros se paku për t’i dërguar një lule nëse kjo vet i shpëton kësaj katastrofe!!!. -Kështu dikur na paska nxënë gjumi…

-Kur u zgjova Igballi, ishte zgjuar ora 5 të mëngjesit për punë .Edhe se u zgjua ajo me kujdes nuk e kam dëgjuar ngase vonë me morri gjumi. U mësova qe dy javë me te, çdo ditë edhe kafen e pinim bashkë , dhe kalonim bashkë çdo ditë si pasoj e obligimit te izolimit.

-Sot ajo është në punë. Kam frike se çka do të ndodh deri sa të kthehet?.

-Kjo e keqe e gjen njeriu ku se mendon!.

-Prandaj unë bëra gati një kafe për ta pirë. Sot Igballja me mungon prandaj vendosa ta shkruaj këtë tregim dhe t’i dërgoj asaj në distanca këtë kafe, ngase nuk ka mundësi ndryshe .

download

Unë lus zotin qe të jetë në ndihmën e familjes sime , shoqes sime te jetës Igballes ,fëmijëve të mi , familjes së gjere,farefisit tim,të popullit tim,por edhe të mbarë popujve te botes qe jen ne lufte m e këtë të keqe. Lus zotin qe kjo e keqe te përfundoj sa me pare ,mos pastë as edhe një viktimë në botë . Lus zotin qe te kthehet buzëqeshja dhe jeta normale ne gjithë botën…

Shkruar sot me datën 23.03.2020 Shtutgard

.

Loading...