Studiuesit në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë (TU Wien) kanë përfunduar punën e një modeli të ri të urës, që ‘hapet’ dhe ‘mbyllet’ si ombrellë.

Ura është afro 70 metra e gjatë dhe arrin të bëjë “një shtrirje të vogël” në lumin Lafnitz në kufirin e Austrisë dhe Hungarisë, ku po ndërtohet autostrada e re e Austrisë, transmeton lajmi.net.

Për dallim nga shumica e projekteve të tjera, ura u vendos vertikalisht dhe më pas u shtri me nyje hidraulike të përkulshme që imitojnë mekanizmin e brendshëm të një ombrelle.

“Ndërtimi i urave duke përdorur skelat zakonisht zgjat me muaj”, ka thënë projektuesi Johann Kollegger në blogun e lajmeve të Universitetit.

Ekipi madje pretendon se ura nuk është vetëm më pak e kushtueshme për ta ndërtuar, por edhe më e qëndrueshme sesa modelet standarde.

Loading...