Një pesë vjeçar jetim, nga West Virgina e SHBA-ve, ka ndërruar jetë pas dy ditësh në spital, pasi ishte dhunuar sistematikisht nga gjyshja, tezja dhe burri i saj. Dhe si rrjedhojë kishte pësuar trauma serioze të kokës, si edhe një çarje të madhe në organin gjenital, shkruajnë mediat e huaja.

Po ditën që vogëlushi humbi jetë, tre personat që kujdeseshin për të miturin, pas vdekjes së babait të tij, qershorin e kaluar, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje. Peter Wodzinski, 32 vjeç, gruaja e tij Chasity Wodzinski (tezja e vogëlushit), 29 vjeçe dhe nëna e saj Michaelle Boggs (gjyshja e vogëlushit), 48 vjeçe, tashmë janë pas hekurave, shkruajnë mediat e huaja.

Vogëlushi i ndjerë, i identifikuar si Keaton Boggs, pas vdekjes së të atit, shkoi për të jetuar me tezen, Chasity dhe burrin e saj, Peter. Besohet se gjatë këtyre muajve i mituri është dhunuar sistematikisht nga çifti dhe gjyshja.

Me të mbërritur në spital, stafi mjekësor ka njoftuar policinë, për shkak të natyrës së lëndimeve që djali kishte pësuar. Besohet që trauma e kokës së 5 vjeçarit ishte aq e rëndë, sa që kishte shkaktuar gjakderdhje në tru. Megjithatë tre të akuzuarit pretendojnë se këto lëndime ishin aksidentale dhe nuk ishin shkaktuar prej tyre. Tashmë treshja do të përballet me 15 vite burg për këtë krim dhe aktualisht ndodhen në burgun rajonal në veri të qytetit.

Loading...