Ministrja në largim e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria u rrëzua me mocionin e planifikuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK sikur edhe herëve të tjera iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm e edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

Loading...