Dje rreth orës 11 e 50 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë- Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, i kanë arrestuar 33-vjeçarin U.R. dhe 24-vjeçarin M.K. nga Republika e Shqipërisë, të cilët ilegalisht kanë qëndruar në rajonin e Gostivarit dhe të njëjtit nuk kanë poseduar me vete asnjë lloj dokumenti për identifikim informon TetovaSot.
Dy shtetasit shqiptar, janë mbajtur në Stacionin e policisë së Gostivarit, për procedurë të mëtutjeshme. TS

Loading...