Prokuroria Themelore-Gjevgjeli kërkon masa ndëshkuese për 9 persona të cilët kanë shkelur masat dhe rekomandimet e qeverisë që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Katër nga personat në fjalë edhe përkundër që kanë firmosur deklaratë për vet-izolim, të njëjtën nuk e kanë respektuar. Kjo është vërtetuar gjatë kontrollit që zyrtarët policorë kanë kryer në adresat e vendbanimeve të tyre.

Ndërkohë 5 personat e tjerë nuk kanë respektuar “Orën policore”, kufizim të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00.

Prokuroria për katër të parët, për secilin prej tyre ka kërkuar dënim në vlerë prej 2000 eurove, derisa për shkelësit e orës policore për secilin prej tyre nga 1000 euro gjobë.