Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, situatë e cila ka dëmtuar mjaft dhe ekonominë.

Por një pastiçier në Francë, Jean-Francois Pre është frymëzuar pikërisht nga nga Covid 19 për të gatuar cokollatën më të re. Ajo serviret në formën e koronavirusit, duke u shndërruar në një model të ëmbël 3D të tij.

Jean Francois thotë se ka shitur me dhjetëra ëmbëlsira deri tani. Interesi për to, nuk ka qenë I vogël. “ E bëj këtë që t`i shtyj njerëzit të buzëqeshin në këto kohë të vështira”, shprehet ai. “Klientët buzëqeshin kur e shohin. Sikur ia heq pak mendjen nga shqetësimi që ka shkaktuar koronavirusi. Cdo vit përpiqem të bëj dicka të re, dicka interesante. Javën tjetër, do të sajojmë ca karikatura për zgjedhjet lokale”, u shpreh pasticieri. Ideja e tij është pëlqyer nga blerësit.

“Në këto kohë shqetësimesh, apo edhe gati psikoze të përgjithshme, është e rëndësishme t`i qetësojmë ca gjërat. Duhet një buzëqeshje për të kapërcyer frikën”, tha ai. 11 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, ndërsa të prekurit janë me qindra. Nga përhapja e shpejtë në mbarë globin, numri i të infektuarve mbërriti në 100 mijë, ndërsa virusi po shkakton dhe dëme të mëdha ekonomike

Loading...