Gjenda e jashtëzakonshme dhe masat të cilat janë ndërmarrë janë një mekanizëm i mjaftueshëm për ta arritur qëllimin përfundimtar, ndërsa ai është kufizimi i lëvizjes, deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse po mendon të vendosë gjendje krize në kryeqytet duke e pasur parasysh numrin në rritje të pacientëve.

Theksoi se pret të japë rezultat domethënës rritja e orëve për kufizimin e lëvizjeve, gjegjësisht ora policore gjatë fundjavës.

“Gjendja e jashtëzakonshme mendoj që tani për tani me këtë orë policore, që vendoset gjatë natës, më vonë gjatë ditës për grupet në rrezik, qytetarët deri në moshën 67 vjeç, pastaj të rinjtë deri në 18 vjeç. Kjo që ka orë kur nuk përzihen të rinjtë si transmetues dhe më të moshuarit si grupi më i rrezikshëm dhe ora policore dukshëm më e gjatë në fundjavë. Shtesë me të gjitha masat e tjera, si mbyllja e aeroportit, kufijve, etj. mendoj se do të japë rezultate të përshtatshme”, deklaroi Filipçe.

Theksoi se në kuadër Komisionit për sëmundje infektive ata vazhdimisht janë duke i analizuar absolutisht të gjitha studimet dhe qasjet e mundshme, testet, duke identifikuar grupime të mundshme dhe kontakte të mundshme rreth pacientëve të njohur.

“Megjithatë në absolutisht në të gjitha studimet dhe qasjet vetëm një gjë është e përbashkët. Kjo është se kufizimi i lëvizjes jep rezultate. Pavarësisht nga qasja, testimi, identifikimi i virusit, antitrupat dhe gjëra të tjera për këtë çështje. Në të gjitha vendet, është thënë vetëm qartë, se vetëm kufizimi i lëvizjes mund ta zvogëlojë numrin e pacientëve, stabilizimin e kurbës edhe pas një periudhe të caktuar edhe zvogëlimin e pacientëve të sapodiagnostikuar”, vuri në dukje Filipçe.

Në Shkup deri më tani janë regjistruar 123 raste të të infektuarve me Kovid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Loading...