Specialisti kryesor për sëmundje infektive në SHBA, Antoni Fauçi, deklaroi se pandemia e koronavirusit që e goditi botën, sërish mund të paraqitet dhe atë në formë shumë më të fuqishme, nëse nuk ndërmerren masat e domosdoshme.

Fauçi, i cili është udhëheqës i Institutit për sëmundje alergjike dhe infektive, dhe anëtar i trupit koordinues të Shtëpisë së Bardhë për luftë me koronavirusin, në brifingun e mbrëmshëm theksoi se virusi po përhapet edhe në Afrikë Jugore dhe në vende të tjera në hemisferën jugore, ku tani atje është dimër.

Sipas tij, nëse në ato rajone vjen deri te pandemia e madhe e koronavirusit, ky do të jetë tregues i qartë se përhapja e virusit mund të marrë karakter ciklik, dhe se vendet nga Hemisfera veriore duhet të jenë të gatshme për cikël të dytë të epidemisë vitin e ardhshëm.

Loading...