Fatih Terim ka dal pozitiv me koronavirus

Ish trajneri i Milanit, Fatih Terim, ka thënë se është “në duar të sigurta” pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

Nuk është raportuar për ndonjë përkeqësim të shëndetit, por duke parë moshën 66-vjecare, ai është në rrezik të madh.

“Bazuar në rezultatet sot, kam dal pozitiv me koronavirus”, shkroi ai në Twitter.

“Jam në duar të sigurta në spital. Mos u brengosni. Do të bëj një lajmërim tjetër sa më shpejt të jetë e mundur”.

Terim mbetet i vetmi turk që ka fituar trofe Evropian me një klub turk – UEFA Cupën me Galatasaray në vitin 2000.

 

Loading...