SpaceX ka lajmëruar për një bashkëpunim me një kompani tjetër, për të dërguar tre turistë hapësire në stacionin ndërkombëtar hapësinor (ISS) në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Firma e Elon Musk ka nënshkruar një marrëveshje me Axiom Space, e cila po ndërton një pasardhës të ISS, për të transportuar turistët së bashku me një drejtues në një nga kapsulat Crew Dragon.

LEXO EDHE:
Sallata e kultivuar në hapësirë, e sigurt dhe shumë e shijshme, thotë studimi
CEO i kompanisë, Michael Suffredini, e përshkroi bashkëpunimin e ardhshëm si ‘një moment i rëndësishëm në marshin drejt aksesit universal dhe rutinë në hapësirë’.

Ai nuk deklaroi çmimin e një udhëtimi të tillë, por ekspertët besojnë se do të jetë miliona dollarë për person.

Më parë, Axiom konfirmoi që një sedilje në udhëtim do të kushtojë 55 milionë dollarë dhe se firma e ka që tani një klient.

Ky udhëtim shihet si i pari nga shumë misione drejt ISS.

Loading...