Policia mbrëmë në Veri ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe një femër serbe.

Pos shoqërimit për në stacion të tre personat janë karantinuar, njofton Klan Kosova

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 patrulla e Policisë ka ndaluar një veturë ku brenda kanë qenë dy meshkuj kosovarë dhe një femër serbe, gjatë bisedes me ta polici ka vrejtur një armë në makinë edhe janë përcjellë për në stacion”.

“Pos për armë mbajtje pa leje këta persona nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, në stacion kanë ardhur ekipi mjekësor për testimi për koronavirus dhe të tre personat janë izoluar në Jug”, deklaroi Hoti.

Loading...