Nga Vetëvendosje kanë nisur të vijnë reagimet e para pas rrëzimit me mocion të qeverisë Kurti.

Është zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka ai që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në tërë këtë situatë janë veç dy opsione.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka qeveri pa Vetëvendosjen pa zgjedhje.

E nëse mbahen zgjedhje, ai ka thënë se gjasat janë edhe më të vogla që qeveria ta jetë pa VV-në.

“Jane dy opsione: Nuk ka qeveri pa VETEVENDOSJE!n pa zgjedhje dhe ne zgjedhje kjo gjase eshte edhe me e vogel”, ka thënë Manxhuka.

Loading...