Aktori Tom Hanks thotë se ai dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson, po ndjehen më mirë pasi dolën pozitivisht për koronavirus.

Në një postim në Twitter, Hanks ofroi disa këshilla dhe njëherit tha se vetizolimi funsksionon.

“Dy javë pas simptomave tona të para dhe ne ndjehemi më mirë. Izolimi në një vend funksionin kështu: Ju nuk e infektoni askë – ju nuk e merrni nga askush. Gjë e ditur, apo jo? Do të kalojë edhe pak kohë, por nëse kujdesemi për veten, të ndihmojmë ku të mundemi, dhe të lëmë anash pak rehatinë, edhe kjo do të kalojë, Ne do ia dalim”, ka shkruar Hanks në postimin e tij derisa e ka etiketuar edhe bashkëshorten e tij, Ritën, e cila gjithashtu ka qenë e infektuar.

Në fillim të këtij muaji, Hanks tha që ai dhe gruaja e tij po udhëtonin në Australi kur u testuan pasi shfaqën simptoma si lodhje, dhimbje trupi, të dridhura dhe “ethe të lehta”.

 

Loading...