Në kuadër të bashkëpunimit bilateral disa shekullor me policinë kineze, ndërsa në kërkesë paraprake dhe komunikimit të realizuar nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot nëpërmjet ambasadës kineze MPB-ja mori donacion në materiale mjekësore-higjienike dedikuar për mbrojtjen e të punësuarve të cilët së bashku me punonjësit shëndetësor janë në linjën e parë në ballafaqimin me gjendjen aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi “Kovid 19”.

“Akti i sotëm është edhe një tregues për rëndësinë dhe vlerën e mbështetjes dhe para se gjithash solidaritetin mes shteteve posaçërisht kur janë në pyetje kërcënimet si implikime globale dhe pasojat e të cilit mund të jenë shkatërruese, nëse nuk reagohet në mënyrë adekuate, në kohë dhe pa kompromis”, potencojnë nga Ministria në kumtesë.

Ministri Çulev, thuhet në kumtesë, shprehi falënderim deri te miqtë nga RP e Kinës për këtë donacion për ne human dhe të nevojshëm me shpresë se edhe gjatë periudhës që vijon do të mund të mbështetemi të njëri tjetri në drejtim të tejkalimit global të kësaj pandemie.

Loading...