Shkruan Asllan Dibrani

Shqiptarët brenda vendit që po se po, por më keq akoma edhe ata të diasporës, jo vetëm që nuk janë pasivisht kritikë (por janë shumë më të revoltuar) ndaj Presidentit Hashim Thaqit dhe bandave kriminele me aktrime te mocionit te iniciuar nga disa persona te LDK-se me mosbesim ndaj Qeverise Kurti.

Sipas opinioneve te tyre në mbare Evropën dhe ma gjere sipas opinioneve të tyre në shoqata ,klube dhe organizma tjer,ë janë ne gatishmëri proteste për interesat e shtetit te Kosovës për ta mbrojtura nga bandat e dëshmuara qe 20 vjet kundër vlerave kosovare!!!

Pezmi ma i madh i tyre është se me krijimin e Qeverise Kurti,shpresat iu shtua Diaspores shqiptare që të trajtohet si duhet duke ia ruajtur djersen paratë dhe pasurinë e tyre qe mos të keqpërdoret ma!!!

Shqiptarët kosovar që jetojnë në emigracion do të mblidhen në protestë para Amabsadave kosovare nëpër botë me moton kundër” krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend”. Emigrantët kosovar nuk do te rrinë ma duarkryq qe 20 vjet u rrejtën u keqpërdoren dhe u përndoqën nga investimet qe u zotuan dhe i filluan në Kosovë .

Protestat për herë të parë në historinë e Diaspores shqiptare do të proteston kundër lidhjeve të ish pushteteve me krimin, drogën, korrupsionin ,vrasjeve dhe keqmenaxhimeve qe i bene me qellim te mbrojtës nga te tille Qeverinë Kurti.

Diaspora shqiptare kundër pazarllëqeve me tokat shqiptare!

Ata japin opinione dhe bëjnë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë politike e hajduteve sahanlëpirësve dhe te dëgjueshmëve sharlatan të politikes shterpe serbo –evropiane duke i mashtruar shqiptaret qe disa vite për liberalizimin e vizave dhe tkurrjen e trojeve shqiptare. Diaspora shqiptare është kundër pazarllëqeve me tokat shqiptare!!!???

Kosovën po e mban në këmbë ekonomikisht Diaspora, prandaj nuk do të lejon ma sharlatanët si Hashim Thaqi, Isa Mustafa ,Ramush Haradinaj ,Agim Velia , Fatmir Limaj ,Lutfi Haziri etj, ta nëpërkëmbin djersen dhe paranë e tyre!

Protesta pritet të jetë ndër më të mëdhatë që janë organizuar nga diaspora shqiptare kundër klasës se dobët politike, pasi përkrahjen për protestë e kanë shfaqur edhe shumë organizata shqiptare që veprojnë në shtetet e Evropëse ma gjere.

Kosovën po e mban në këmbë ekonomikisht Diaspora, prandaj nuk do të lejon ma sharlatanët si Hashim Thaqi, Isa Mustafa ,Ramush Haradinaj ,Agim Velia , Fatmir Limaj ,Lutfi Haziri etj, ta nëpërkëmbin djersen dhe paranë e tyre!

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, diaspora gjatë vitit 2018 në Kosovë ka kontribuar me 800 milionë euro, por besohet se shuma e parave që hyjnë në Kosovë realisht është gati 2 miliardë euro.

Sipas analistëve, diaspora nuk mund ta mbajë gjithmonë barrën ekonomike të Kosovës dhe të mbajë familjet që nuk sigurojnë të ardhura kur këtë duhet ta bëjë vetë shteti ligjor e jo duke u përpjekur me rrënuar këtë qeveri në krye me Ministrin Albin Kurtin, por ta ndihmojmë ta rimëkëmb Kosovën.

Duhet ta dine ish klasa politike edhe Thaçi edhe Haradinaj edhe Isa Mustafa se se nëse nuk shfrytëzohen potencialet e diasporës në fushën e investimeve në industri dhe në fushat e tjera të ekonomisë, nuk mund të kemi zhvillim ekonomik!

Sot Mërgata Shqiptare ka shumë biznesmen të suksesshme, por në Kosove kemi shumë pak investime nga diaspora. Kjo për faj të ish pushtetarëve që nuk kanë krijuar një klimë të përshtatshme për të bërë biznes në Kosovë” nga presioni dhe korrupsioni, haraçi, jostabiliteti politik janë arsyet qe Diasporën Shqiptare po e pengojnë!!!…

Lind pyetja nëse çdo vit thuajse diaspora e ka ndihmuar Kosovën me 800 milionë euro, ku po shkojnë ato para? Kush po i merr? Pse askush me paratë që po hyjnë nga diaspora nuk investohen në arsim, shëndetësi dhe krijime të vendeve të punës? Apo dikush po e merr një pjesë të asaj që të pasurohet vetë?

Loading...