Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot iu është këputur shpresa qytetarëve të vendit me rënien e Qeverisë Kurti.

“Qytetarët kanë votuar me shumicë votash për ndryshim. U pa që LDK edhe sot e kësaj dite udhëhiqet nga garda e vjetër që përveç interesave të saja personale nuk sheh gjë tjetër. Është për të ardhur keq, sidomos për ata që janë në karantinë kanë pas shpresa e sy në këtë koalicion që iu këputën sot”, ka thënë Bulliqi.

“Doli një subjekt politik që tradhtoi qytetarët e vet. Ky subjekt politik vendin e ka pasë në PAN. Po vërehet koordinimi mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”.

T mobile In article [1]

Bulliqi ka thënë se tash rruga mbetet drejt zgjedhjeve të reja.

“Është mirë që të shkohet në zgjedhje. Janë zhvesh nga petku i tradhtisë. Qytetarët e dinë kush janë ata tash. Sovrani do ta thotë fjalën edhe për gjërat që kanë ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës”.