Prokuroria Themelore Publike në Dibër sot parashtroi Propozim për dhënien e urdhërpagesave dy personave të cilët kanë kryer vepër penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Prokuroria i propozoi gjykatës që secilit të akuzuar t’i shqiptojë dënime me para në lartësi prej 10 deri 100 gjoba ditore.

Siç theksohet në kumtesë, të akuzuarit në ngjarje të ndryshme penale kanë vepruar në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut për ndalesën dhe regjim të posaçëm të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00 dhe gjatë ndalesës së lëvizjes në orët e mbrëmjes kanë lëvizur nëpër qytet.

Loading...