Nëpunësit policor maksimalisht të jenë të kujdesshëm para se gjithash duke mbajtur llogari për shëndetin e tyre, por edhe tërësisht të jenë në dispozicion të qytetarëve të cilët janë në karantinë, ka apeluar sot ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev gjatë vizitës së policëve të cilët i sigurojnë personat në karantinën shtetëror në qendër të Shkupit.

Nga MPB kumtuan se ministri Çulev është informuar për protokollet sipas të cilave policia vepron në karantinën shtetërore, si dhe që nëpunësit policor janë vendosur në hyrje të çdo kati të hotelit, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbajtjes së rendit në objekt.

Karantina në kohëzgjatje prej 14 ditëve vendoset për të gjithë shtetasit e Maqedonisë, të cilët kthehen në vendin tonë. Transportin nga vendkalimi kufitar deri në karantinë e bën transportuesi i autorizuar i caktuar nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e shoqëron trannsportin nga vendkalimi kufitar deri në objektin e karantinës.

Për momentin pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme sigurojnë shtatë objekte, ndërsa përfundimisht me ditën e sotme në karantinë shtetërore mbahen rreth 250 persona, të kthyer nga vendet e huaja.

Loading...