Sportisti irlandez i arteve marciale të përziera, Conor McGregor, dhuroi pajisje mbrojtëse në vlerë prej një milion eurove për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton AA.

McGregor në llogarinë e tij në median sociale ka ndarë bisedën e tij të shkruar me ministrin irlandez të Financave, Paschal Donohoe.

T mobile In article 1

Sportisti irlandez tha se ka blerë pajisje mbrojtëse personale në vlerë prej një milion eurove për t’u shpërndarë në spitalet që luftojnë koronavirusin në rajonin Leinster të vendit të tij.

“Nuk e di se ku do të ishim pa këta trima tani”, është shprehur McGregor në mbështetje të punonjësve shëndetësorë.