Përveç dhimbjes dhe lëkurës së irrituar, tatuazhi i parë lë dhe pasoja të tjera në trupin tonë.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Biologjisë Njerëzore, stresi i tatuazhit të parë dëmton imunitetin, pasi e dobëson atë. Kërkuesit analizuan kampionet e gjakut të njerëzve të cilët porsa kishin bërë tatuazhin e tyre të parë, dhe vunë re se niveli i antitrupave në organizmin e tyre kishte pësuar rënie të ndjeshme. Kështu, shkencëtarët sugjerojnë se pas tatuazhit të parë, trupi mund të bjerë pre lehtësisht e infeksioneve apo sëmundjeve.

Megjithatë, ky efekt i tatuazhit zbehet sa më shumë të tillë të bëjë dikush; trupi dhe mendja mësohen me këtë proçes, duke e përballuar gjithmonë e me më pak stres tatuazhin e 2-të, 3-të, 4-t… Kërkuesit vunë re se njerëzit të cilët kishin bërë tatuazhe edhe më parë, pësonin më pak rënie të nivelit të antitrupave.

Sidoqoftë, kërkuesit këshillojnë që përpara dhe pas çdo tatuazhi e sidomos pas të parit, të mbahet një dietë tepër e shëndetshme që të përmbajë pemë, perime dhe Vitaminë C, në mënyrë që të forcohet sistemi imunitar.

Loading...