Prej më shumë sesa dy javësh, vendi ynë është në izolim, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në çdo dalje të tij, kryeministri Rama me lutje, por edhe me ligje ka ndaluar lëvizjen e qytetarëve. “Më ka rënë mua të jem babai i këtij vendi”, u shpreh kreu i qeverisë. Por duket se si në rolin e ‘babait’ të vendit, edhe në rolin e babait në shtëpinë e tij, vështirësia është e njëjtë.

Djali i madh i kryeministrit, i cili nuk është mësuar të qëndrojë brenda, ka të njëjtat vështirësi si gjithë të rinjtë e tjerë. Nga izolimi, Gregu ka shpërndarë në rrjetet sociale një thënie, që përshkruan më së miri edhe aktualitetin e tij.

“Ndonjëherë asgjëja është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, ka shkruar djali i kryeministrit në Instagram. Mesa duket edhe ai është mërzitur nga zbrazëtitë e këtyre ditëve.

Loading...